Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut Visar Musliu ka shënuar golin e dytë sezonal me fanellën e Paderbornit, por që nuk ka mjaftuar që ekipi i tij të evitojë disfatën nga Herta, takim i vlefshëm për xhiron e 28-të Bundesligën e dytë gjermane, njofton Sportmania.

Paderborn dy herë ishte në avantazh, mirëpo në fund humbi ndeshjen para publikut vendas me shifrat 2:3, duke pësuar kështu disfatën e tretë radhazi.
Ndërkaq, Musliu gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 60-të, kur shënoi me kokë pas një rivënie nga këndi.
Ndryshe Paderborni thellon edhe më tej krizën, pasi për 5 ndeshje radhazi nuk din për fitore. /Sportmania/

