Maqedonia do të kërkojë fitore për të mos lëshuar vendin e parë në grupin e 4-të të Divizionit C të Ligës së Komebeve, kur përballet me Armeninë në Jerevan.

Një orë para fillimit të përballjes në Jerevan, trajneri Blagoja Milevski shpalosi formacionin fillestar me të cilin do të kërkojë rezultat pozitiv.
Në portë është Dimitrievski, pas linjës së mbrojtes së përbërë nga Alioski, Serafimovi, Zajkovi dhe Manevi.
Në mesfushë do të jenë Atanasovi, Alimi, Dimoski dhe Bardhi, ndërsa në sulm do të jenë Elmasi dhe Miovski.
Në shikim të parë mund të shihet se do të mungojë Visar Musliu, i cili nuk arriti të rikuperohet me kohë, nga lëndimi i marë në Riga të Letonisë.
Informatat e fundit thonë se Musliu pas ekzamiminit mjekësor dhe rezultatet e fundit nga specialistët e kësaj lëmie, mbrojtësi shqiptarë ka thyer një kockë të këmbës dhe kjo është arsyeja që nuk ishte i përfshirë në ekipin e Maqedonisë në Jerevan.

