Mungoi ndaj Linkolnit, Hamidi humbi pasaportën para ndeshjes

Shkupi mori kualifikimin për në raundin e dytë të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve, ku edhe përkundër humbjes 2:0 nga Linkolni në Gjibraltar vazhdoi tutje falë fitores 3:0 në kryeqytet një javë më parë. 

Mirëpo para fillimit të kësaj ndeshje, Shkupi është përballur me një problem serioz. Njëri nga futbollistët më të mirë të kampionëve të vendit, Valid Hamidi mungoi në këtë sfidë edhe pse ishte pjesë e ekspeditës së Shkupit. 

Arsyeja e mungesës së tij ishte, pasi futbollisti nga Algjiri ka humbur pasaportën para ndeshjes dhe nuk ka mundur të kalojë kufirin. 

Shkupi ishte vendosur në Spanjë dhe vetëm për stërvitjen dhe ndeshjen ka udhëtuar në Gjibraltar. 

Hamidi për stërvitje ka ka hyrë dhe ka dalur nga Gjibraltari, përderisa ditën e ndeshjes ka humbur pasaportën dhe nuk iu ka lejuar të kalojë kufirin edhe përkundër insistimeve nga ana e drejtuesve të klubit. 

Gjithsesi, Hamidi është kthyer në Madrid për tu drejtuar te ambasada e Algjirit për ti njoftuar për rastin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close