Dikush ndoshta e ka harruar, por eksperienca e parë si trajner e Jose Mourinhos ka qenë te Benfica. Në verën e vitit 2000 kur zgjodhi të linte Barcelonën, ku ishte formuar në stafin e Bobby Robson dhe Louis van Gaal, dhe brenda pak muajsh zëvendësoi një ikonë si Lous Van Gaal, para se të linte klubin e Lisbonës, t’i impresiononte të gjithë te Uniao Leiria dhe t’i jepte pastaj jetë një epoke të jashtëzakonshme që e bëri të madh te Porto.

Tani “The Special One”, pas lamtumirës nga Roma, duket gati për tu rikthyer në pistë pikërisht në klubin ku edhe pse për pak kohë, nisi një karrierë të jashtëzakonshme.
Siç raportojnë mediat portugeze, Mourinho është kontaktuar tanimë nga Benfica. Klubi portugez po vlerëson idenë për t’i dhënë drejtimin teknik të skuadrës. Interesimi i klubit të Lisbonës gjithsesi e ka një kusht, Mouruinho mund ta marrë parasysh idenë për të pranuar ofertën vetëm në rast se trajneri aktuali, gjermani Roger Schmidt do të vendosë të lërë klubin.
Një mundësi kjo që ekziston duke qenë se Benfika është katër pikë larg kryesuesve të Sportingut të Lisbonës edhe pse ka luajtur një ndeshje në shumë.
Nëse do të rezultojë një dështim edhe në Europa League, ku skuadra është në çerekfinale ku do të përballet me Marsejën, mundësia që Schmidt të largohet është gjithmonë prezente.

