Gol dhe asist, Bajrami me Osimhen e Leao në 11-tëshen e më të mirëve në Serie A

Nedim Bajrami ishte kryefjala e Sassuolos në këtë javë të 31-të në Serie A. Fantazisti i kombëtares u shndërrua në protagonistin e madh në ndeshjen kundër Salernitanës të mbyllur me shifrat 2-2, teksa dhuroi një asist si dhe shënoi një gol.

Ndër të tjera, 25-vjeçari ishte edhe nismëtar i shumë aksioneve për skuadrën e tij duke merituar në fundin e ndeshjes, notën më të lartë te skuadra e Sassuolos. Paraqitja pozitive i bën vend Bajramit edhe në formacionin e javës në Serie A, të publikuar nga Goal Italia.

Lojtari i kombëtares ndan këtë 11-tëshe me emra prestigjiozë si Victor Osimhen, Rafael Leao apo edhe Frattesi e Mancini. Për t’u theksuar gjithashtu se pjesë e këtij formacioni është edhe një tjetër shqiptar si Mërgim Vojvoda pjesë e Torinos.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close