Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore 1:0 por me peshë shumë të madhe ndaj Izraelit.
Të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në praninë e rreth tre mijë shikuesve dhe në fushë shumë të rënduar, Kosova e fitoi ndeshjen e shtyrë të kualifikimeve për Euro 2024.

“Jam shumë i lumtur për fitoren e sotme. Mendoj se kemi luajtur shumë mirë dhe e kemi mëritur fitore. Jam përshtatur në pozitën e re në fushë. Një nga pozitat e që më përshtatet është ajo prapa sulmuesit dhe çdo gjë po shkon mirë në ndeshjet e fundit”, tha Rashica pas ndeshjes për Art Motion.
Rashica e shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje.
Kosova tani ka dhjetë pikë në vendin e katërt, një me pak se Izraeli, kurse, Romania kryeson Grupin I me 16 pikë, një më shumë së Zvicra.
Kosova sfidën e radhës do ta luajë me 18 nëntor në Bazel kundër Zvicrës.

