Miliona euro në kasafortën e Real Madridit, vetëm për tri ndeshje në SHBA

Real Madridi do të shkojë në Los Anxhelos sot pasdite për një turne në Shtetet e Bashkuara, ku do të përballet me Barcelonën (24 korrik, ora 5:00), Amerikën (27 korrik, ora 4:30) dhe Juventusin (31 korrik, ora 4:00 e mëngjesit). Tri ndeshje në vetëm dhjetë ditë, në të cilat pritet që Real Madridi të sigurojë një shumë të mirë parash.

Ekspedita madrilene do të komandohet nga Florentino Pérez dhe Real Madrid e sheh këtë turne si shumë të rëndësishëm për zgjerimin e tyre ndërkombëtar. Ajo synon të hapë një treg edhe në Shtetet e Bashkuara. Prandaj rëndësia e këtij turneu në tokën amerikane ka vlera të mëdha nga pikëpamja ekonomike.

Sipas gazetës ‘AS’, klubi ‘los blancos’ pret të përfitojë 12 deri në 15 milionë euro nga ky turne. Nga pikëpamja sportive, Real Madrid do të zhvillojë pjesën e dytë të një parasezoni në Shtetet e Bashkuara, të destinuar për të arritur në top formë më 10 gusht, kur djemtë e Ancelottit do të synojnë titullin e parë të sezonit. Do të jetë Superkupa e Europës kundër Eintracht që do të luhet në Helsinki.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close