
Atletico Madrid shpreson të kompletojë transferimin e yllit të Napolit, Arakdiusz Milik, bën të ditur ‘AS’, transmeton lajmi.net.
Diego Simeone është i vendosur që të ketë një sulmues më shumë në skuadrën e tij, kur merkatoja të hapet. Dhe, Atletico mund të sigurojnë shërbimet e 26 vjeçarit, për 40 milionë euro.
Milik ka kontribuuar në 16 gola dhe nëntë asistime këtë sezon te Napolit.
Shërbimet e yllit polak synon t’i ketë edhe Milan, skuadra që do t’i bëjë konkurrencë Atletico Madridit. /Lajmi.net/