Milani dëshiron ta blejë përfundimisht, i bën ofertën Realit!

Milani dëshiron ta mbajë në skuadër Brahim Diaz, i cili është i huazuar nga Real Madrid. Kuqezinjtë kanë mundësinë ta blejnë për shumën e 22 milionë eurove, por synojnë ta transferojnë mesfushorin me tipare sulmuese për një shifër më të vogël.

Gazzetta dello Sport shkruan se drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë gati ofertën e parë për klubin spanjoll. Ata janë gati të vendosin mbi tavolinë shumën e 16 milionë eurove, plus bonuse.

Reali duhet të mendohet e të marrë një vendim mbi të ardhmen e Brahim Diaz, i cili vështirë të gjejë hapësira në skuadrën e Carlo Ancelottit.

23-vjeçari po luan sezonin e tretë me kampionët e Italisë. Ai realizoi golin vendimtar ndaj Tottenhamit, që i mundësoi kuqezinjve kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.

Brahim Diaz numëron pesë gola dhe dy asiste në të gjithë kompeticionet gjatë këtij sezoni me skuadrën e Stefano Piolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close