Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka barazuar rekordin e paraqitjeve për klubin me legjendën spanjolle, Xavi Hernandez.

Xavi deri tani ishte lojtari që kishte më së shumti paraqitje në fanellën e Barcelonës, ai kishte regjistruar 505 paraqitje gjatë karrierës së tij në fenellën “Blaugrane”.
Tani, edhe Messi ka arritur shifrën e 505 paraqitjeve për Barçën dhe do ta thyej këtë rekord në ndeshjen e ardhshme.
Pas Messit, Andres Iniesta kishte regjistruar 404 paraqitje dhe Sergio Busquets që tani ka 398 paraqitje për klubin.
Argjentinasi është gati të thyejë edhe rekordin e paraqitjeve totale për klubin, të cilin e mban poashtu Xavi.
Xavi ka 767 paraqitje total, ndërsa Messi ka 758 paraqitje dhe i duhen edhe 19 paraqitje për ta kapërcyet spanjollin.
![]()
#Messi ties Xavi atop Barça’s all-time La Liga appearances list! pic.twitter.com/XJNpTSbFGj
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 13, 2021

