Futbollisti i SEEU realizoi plot 7 gola, duke udhëhequr skuadrën drejt një triumfi spektakolar 11:8, në një duel me gjithsej 19 gola të shënuar.


Ekipi i futsallit të Universitetit të Europës Juglindore (SEEU) e mbylli vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme, me një fitore të madhe ndaj skuadrës Partizan Jug, në një ndeshje ku protagonisti absolut ishte Hisen Memedi.
Futbollisti i SEEU realizoi plot 7 gola, duke udhëhequr skuadrën drejt një triumfi spektakolar 11:8, në një duel me gjithsej 19 gola të shënuar. Përveç Memedit, në listën e golashënuesve për SEEU u regjistruan edhe Edis Murtezani, Samir Ramadani, Amin Shakiri dhe Arti Selmani.
Me këtë paraqitje mbresëlënëse dhe me një fitore të madhe, SEEU e përmbyll vitin me moral të lartë, duke konfirmuar formën pozitive dhe potencialin e skuadrës për vazhdimësinë e sezonit.

