Atalanta është duke fituar 1-0 kundër Manchester United, shkruan lajmi.net.

Skuadra angleze e nisi ndeshjen më mirë dhe pati një mundësi të mirë shënimi në min e 5′, por goditja e Scott McTominay u ndal në shtyllë.
Nuk vonoi shumë dhe Atalanta gjeti golin e epërsisë ku pas një kundërsulmi Duvan Zapata asistoi bukur te Josic Ilicic që shënoi për 1-0.
Krejt në fund të pjesës së parë në min 45+1′ United arriti të barazojë rezultatin me golin e Cristiano Ronaldos.
Ronaldo shënoi pas asistimit të Bruno Fernandes. /Lajmi.net/

