Mbrojtësi i Arsenalit: Është normale për ne të fitojmë, nuk e di pse njerëzit janë të befasuar

Tre humbje radhazi i panë ata të dënuar në fund të tabelës duke shkuar në pushimin e parë ndërkombëtar, por duke u kthyer në aksion në Premier Ligë pas pushimit të fundit ndërkombëtar deri në mars, gjërat qartësisht janë më ndryshe.

Megjithatë, ecuria e tyre e pamposhtur do të vihet në provë këtë të shtunë, kur Arsenali të shkojë në Anfield, një vend që nuk e kanë fituar në ligë që nga viti 2012.

Pavarësisht testit që i pret, ka një ndjenjë të vërtetë besimi që po zhvillohet te Arsenali.

Mbrojtësi i majtë i transferuar këtë verë te londinezët, Nuno Tavares ka theksuar se skuadra e tij ka besim për këtë ndeshje madje beson se ata mund të mbajnë edhe një portë të paprekur ndaj Liverpoolit.

“Ne kemi besim se do të shkojmë në Anfield dhe do ta fitojmë ndeshjen me një portë të paprekur apo jo?”, tha Tavares. “Ne duam të fitojmë ndeshjen dhe më e rëndësishmja se sa një portë e paprekur, të marrim tre pikët.

“Arsenali është një klub i madh me lojtarë të mëdhenj. Është normale që ne të fitojmë ndeshje. Për ne duam të jemi në top.

“Nuk e di pse njerëzit janë kaq të befasuar. Njerëzit duhet të kuptojnë se ne jemi Arsenali dhe ne duhet të fitojmë ndeshje për të arritur objektivat tona”, është shprehur mbrojtësi i majtë portugez. /Lajmi.net 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close