Kilian Mbape nuk po kalon një kohë të mirë te Real Madridi. Francezi, ndonëse ka shënuar 11 gola për Realin këtë sezon, nuk po mund të ambientohet në pozitën e qendërsulmuesit, pasi që pozicioni i tij është në krah të majtë.

Mbape, për “Clique Tv” ka folur edhe për mosthirrjen e tij nga Deshamps-i në ndeshjet e nëntorit me kombëtaren e Francës.
“Doja të luaja për Francën në nëntor. Ky ishte vendimi i trajnerit për të mos më thirrur. Nuk mund t’ju them pse. Më vjen keq. Nëse dëshiron, ai mund ta thotë. Por mua nuk më lejohet”, u shpreh Mbape./IndeksOnline/

