Maroku surprizon Brazilin në miqësore, me afrikano-veriorët të cilët triumfuan 2-1.

Skuadra e Regragui kaloi fillimisht në avantazh me Boufal në minutën e 29-të dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
5 herë kampionët e botës barazuan në minutën e 67-të me Casemiro, ndërsa Maroku realizoi golin e fitores në minutën e 79-të me Sabiri. Një sukses i cili tregon se, ajo çfarë ndodhi në Katar nuk ishte aspak rastësi, pasi Maroku përveç suksesit zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.

