Marku jep premtimin e madh: Do jap shpirtin derisa të shpallem kampion bote

Boksieri shqiptar, Florian Marku vazhdon të jetë i pamposhtur. Në tetë ndeshje, shqiptari ka fituar shtatë, gjashtë prej tyre me nokaut dhe një barazim, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, Marku mposhti Ryan Charlton, duke bërë që skuadra e tij të hedh pëshqirin, pra në shenjë dorëzimi.

Marku ka postuar një video të ndeshjes kundër Charlton, derisa në mbishkrim bëri premtimin duke shkruar se do jep shpirtin derisa të bëhet kampion i Botës.

“Unë ju premtoj të gjithëve që do jap shpirtin deri sa të arrij ëndrrat e mia, të shpallem kampion bote”, shkroi ai.

Ndërkohë, Marku me ngulm është duke kërkuar ndeshjen ndaj britanikut, Conor Ben, ky i fundit është duke e refuzuar vazhdimisht./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close