
Çmimi i Sportistit të Vitit për herë të parë shkoi tek ylli i basketbollit kosovar, Dardan Berisha. Dardani ishte njëri prej më të dalluarve në dy fitoret e kombëtares tonë të basketbollit në ndeshjet ndaj Islandës dhe Luksemburgut.
Ai kontribut të madh ka dhënë edhe për klubin e vendlindjes së tij, Peja, të cilës ia ktheu shkëlqimin, derisa vazhdon të mbetet lojtari më i dalluar, jo vetëm në Superligën e Kosovës.