
Marco Asensio është drejt largimit nga PSG-ja dhe me shumë mundësi destinacioni i ri do jetë në Premier League.
Aston Villa ka nisur bisedimet me PSG-në në përpjekje për të nënshkruar me Marco Asensio në këto ditë të mbetura të merkatos dimërore.
Aston Villa e drejtuar nga Unai Emery kërkon të forcojë sulmin për pjesën vendimtare të sezonit, ndaj e shohin spanjollin si një opsion ideal për të shtuar cilësinë dhe përvojën në skuadrën e tyre.
Gjatë gjithë këtij sezoni, ish-lojtari i Real Madrid-it ka marrë pjesë në 16 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asiste.
Pavarësisht se nuk është një titullar i vazhdueshëm në Paris, aftësitë dhe shkathtësia e tij nuk vihen në dyshim, ndaj e bëjnë atë një nënshkrim tërheqës për Aston Villa-n.