Gjiganti madrilen ofroi plotë 180 milionë euro verën e kaluar, por PSG refuzoi të gjitha ofertat, duke shpresuar se mund ta bindin Mbappen për të vazhduar kontratën, transmeton lajmi.net.

Por, Mbappe ende nuk ka rinovuar dhe Reali do bëjë edhe një ofertë për francezin në verë, në mënyrë që t’ia dëshmojë klubit parisien se nuk ka qenë qëllimi ta marrin si agjent të lirë, kështu raporton “Marca”.
Mediumi spanjoll shton se synimi i Realit është që të bashkojë Vinicius Junior dhe Mbappe, dy lojtarët që pritet të bëjnë ‘epokën e re’ te “Galaktikët”.
Ndërkohë, Mbappe është i lumtur që t’i bashkohet gjithashtu Realit, qoftë këtë janar apo verën tjetër si agjent i lirë./Lajmi.net/

