Gianluigi Donnarumma startoi në ndeshjen e fundit të Paris Saint-Germain kundër Man Cityt, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, në shumicën e ndeshjeve tjera Mauricio Pochettino po i beson vendin e titullarit Keylor Navas e në lidhje me këtë ka folur edhe trajneri i Azzurëve, Roberto Mancini.
“Donnarumma luajti një lojë të mrekullueshme kundër Manchester City”.
“Ai është portieri më i mirë në botë dhe edhe nëse PSG tashmë ka një portier tjetër të lartë, nuk mendoj se Donnarumma do të kalojë shumë kohë në stol”, tha Mancini.
Italiani u transferua te PSG në afatin kalimtar të verës si futbollistë i lirë, ndërsa tani është ftuar nga Kombëtarja e Italisë për ndeshjes e Ligës së Kombeve. /Lajmi.net/

