Manchester United arrin marrëveshje verbale me pasuesin e Solskjaer

Pavarësisht rezultateve pozitive ndaj Tottenham dhe Atalanta, e ardhmja e teknikut norvegjez është në dyshime, pas humbjes nga Manchester City, transmeton lajmi.net.

Mediumi anglez “CaughtOffside”, raporton se Man United ka arritur marrëveshje verbale me trajnerin e Leicester Cityt, Brendan Rodgers.

Raporti shton se Rodgers ka pranuar të bëhet trajner i ri i “Djajve të Kuq”, edhe pse do preferonte të merrte stolin në fundin e sezonit, mirëpo klubi anglez e duan menjëherë.

Ende s’ka asgjë konkrete për të ardhmen e Solskjaer, ngase ditët e ardhshme do jenë vendimtare./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close