Paul Pogba ka kontratë të vlefshme me Man Utd deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, gjiganti anglez tashmë i ka ofruar marrëveshje të re yllit të tyre me rritje të konsiderueshme të pages.
Kjo ofertë nga United është bërë në Korrik të vitit të kaluar, megjithatë ende nuk ka ndonjë përgjigjie nga Pogba dhe agjenti i tij Mino Raiola.
Drejtuesit e “Djave të Kuq” po presin një përgjigjie nga francezi, pasi nuk duan ta humbin falas në fund të edicionit.
Paul Pogba has a contract extension proposal on the table from Manchester United since last July. Long-term new deal and increased salary.
#MUFC
…but there’s NO final answer yet from Pogba side and his agent Raiola. Man Utd are waiting for his decision – pushing for months. pic.twitter.com/q3rWnOKd92
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 7, 2021
28-vjeçari, është pjesë e Man Utd që nga viti 2016 kur iu bashkua nga Juventusi për 105 milionë euro.
Ai ka realizuar 38 gola e 49 asistime në 215 ndeshje të luajtuar në të gjitha garat. /Lajmi.net/

