Mesfushori francez nuk ka arritur asnjëherë të përformojë në mënyrën që është pritur, kur Manchester United pagoi 106 milionë euro për transferimin e tij nga Juventus në vitin 2016.

The Sun raporton se ‘Djajtë e Kuq’, që deri më tani kanë mbajtur një çmim të lartë për vlerën e Pogbas, mund ta ulin atë, duke e bërë më të lehtë largimin e tij, përcjell lajmi.net.
Skuadra e Solskjaer finalizoi transferimin e Bruno Fernandes nga Sporting i Portugalisë gjatë janarit.
25 vjeçari rezultoi si zëvendësim i drejtpërdrejtë i Pogbas dhe pati paraqitje të mira para bllokimit të sezonit nga pandemia.
Për Pogban, thuhet se karrierën mund ta vazhdojë në Serie A te Juventus apo në Spanjë, te Real Madrid. /Lajmi.net/

