Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloje sot ndeshjen e dytë miqësore e paraparë në muajin qershor ndaj Maltës, shkruan lajmi.net.

Në këtë takim, pritet të debutojnë dhe të luajnë lojtarët e rinj që kanë ardhur së fundmi.
Vedar Muriqi, Arbër Zeneli dhe Milot Rashica nuk do të luajnë, dy të parët janë pushuar nga Challandes ndërsa Rashica ka një lëndim.
Astrit Selmani, Zymer Bytyqi, Blendi Idrizi dhe Ajdini pritet të jenë titullar për herë të parë.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00./Lajmi.net/


