Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrov ka pësuar humbje me rezultat 4:1 nga gjigandu Dinamo Zagreb në miqësoren e luajtur sot në Kroaci.

Por, golin e vetëm për ekipin nga kryeqyteti jonë në këtë miqësore ndaj Dinamos e realizoi një shqiptar.
Admir Latifi është autori i golit për Makedonija Gjorçe Petrovin me 16 vjeçarin që realizoi një supergol.
Ndërkohë për fitoren e Dinamo Zagrebit u përkujdesën Vidovic, Brodic dhe Kulenovic që realizoi dy herë.
Kujtojmë se Admir Latifi luan edhe për përfaqësuesen U16 të Maqedonisë së Veriut.

