Me merkaton e verës që po afron, raportohet se skuadra e Barcelonës është e interesuar që të përforcojë repartin e mbrojtjes së skuadrës.

Emra të shumtë janë përmendur si opsione, dhe një ndër ta është edhe emri i brazilianit të Lazio, Luiz Felipe.
Lojtari ka folur lidhur me këto zëra dhe është shprehur tejet i lumtur që një skuadër si Barca ka shfaqur interesim për të.
“Më bën të ndihem mirë sepse do të thotë se unë po bëj një punë të mirë dhe klubet e mëdha janë duke më vëzhguar”, ka thënë Felipe, transmeton lajmi.net.
“Por, secili që më njeh, e di se jam i qetë dhe unë nuk shpërqendrohem lehtë. Duhet të qëndroj i fokusuar dhe të bëj më të mirën për Lazio, të cilët më kanë dhënë besimin dhe mbështetjen që nga dita e parë, ka shtuar braziliani.
Braziliani 23 vjeç u transferua te skuadra e Lazios në gushtin e vitit 2016, dhe që atëherë ka shkëlqyer me fanellën e kryeqytetasve. /Lajmi.net/

