Luis Suarez i jep lamtumirë Gremios me një dopietë, si nënkampion i Brazilit dhe 29 gola të shënuar!

Uruguajani Luis Suarez luajti ndeshjen e tij të fundit në ligën braziliane dhe  shënoi dy gola në fitoren 2-3 të Grêmio ndaj Fluminense, e cila i dha skuadrës së Porto Alegre titullin e nënkampione së Brazilit.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Atlético Madridit barazoi rezultatin në minutën e 41-të, pas një pasimi të paraguajanit Mathías Villasanti, pasi kolumbiani Jhon Arias kishte kaluar skuadrën e Rio de Zhaneiros në avantazh.

Goli i dytë i Suárez dhe i treti për Grêmio, u shënua në minutën e 63-të, nga një penallti e fituar nga vetë uruguajani dhe e ekzekutuar me ‘Panenka’. Suarez përfundoi gjithashtu si golashënuesi i dytë i turneut me 17 gola, po aq nga Tiquinho Soares (Botafogo) dhe tre më pak nga Paulinho (Atlético Mineiro), i cili doli si golashënuesi më i mirë.

Pa dhënë asnjë tregues se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm në vitin 2024, që duket të jetë Inter Miami, Suarez shprehu nostalgjinë e tij për largimin nga skuadra braziliane.

“Është perfekte ta mbyllim vitin me Grêmio për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur. Mbyllja e një viti në “Maracaná”, tempulli i futbollit botëror, mendoj se ka qenë fantastike,”- festoi Suarez në fund të ndeshjes në një prononcim për “TV Globo”. Uruguajani kujton se Grêmio, pa lojtarë të njohur dhe të rikthyer nga liga e dytë, “bëri më të mirën për tifozët”, të cilët gjithmonë i mbështesnin.

“Gruaja ime më tha dje: “Shko dhe argëtohu shumë, sepse e meriton për vitin që ke kaluar në Brazil.” Kështu bëra sot, erdha të kënaqem, të argëtohem, të shënoj gola dhe të ndihmoj Grêmio të kthehem në Libertadores”, tha ai. Gjithsej me 29 gola dhe 17 asistime në të gjitha turnetë e luajtura këtë vit me Grêmio, një rekord që e bëri Luis Suarez edhe një herë të thirret në kombëtaren e vendit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close