Luis Enrique nuk përjashton rikthimin te Barcelona

Trajneri spanjoll, i cili aktualisht drejton kombëtaren e Spanjës, Luis Enrique, nuk ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet te Barcelona.

Enrique ka thënë se ka lënë të gjitha dyert e hapura, duke mos përjashtuar kështu opsionin për rikthimin në ‘Camp Nou’.

“Mendoj se mund të jem trajner në secilën skuadër që isha më parë. Kam lënë dyert e hapura për të gjitha ato skuadra” ka thënë Enrique.

“Koha ime te Barcelona ishte e shkëlqyer, dhe unë gjithmonë isha falënderues” ka shtuar spanjolli.

“Jam me fat që isha në një klub për aq vite, dhe që më dhanë gjithçka” ka thënë ndër të tjerash Enrique.

Enrique kishte suksese të mëdha me Barcelonën, kur në epokën e ‘MSN’ arriti të fitonte tripletën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close