Klopp, sikur gjithë skuadra e Liverpool dhe një përqindje e madhe e botës, po e kalon jetën në vet-izolim, duke u mbrojtur nga Covid19.

Trajneri gjerman ka treguar se si po ecën jeta e tij në karantinë, duke treguar aktivitetet që po kryen. Filmi i tij i preferuar duket të jetë ‘Taken’.
“Nuk kam rregulluar barin, por kam provuar vallëzimin e Oxlade Chamberlain. Jo keq, aqq sa mendoni. Është e rëndësishme në këtë kohë që ne të gjithë të tregojmë se e trajtojmë me seriozitet situatën” ka thënë Klopp.
“Kam shikuar disa filma – kam parë trilogjinë ‘Taken’ përsëri! Të jem i sinqert, kjo është si shkon – ti bën shumë gjëra që zakonisht nuk i bën. Jam akoma në atë periudhë. Dy javë janë të gjata, por jo aq gjatë” ka shtuar gjermani.
Klopp dhe skuadra e tij rrezikojnë të mbesin pa titullin e kampionit, përkundër një sezoni madhështor.

