“Luftëtari” i Arsenalit nuk dëshpërohet: “Betejë” deri në fund për titullin

Arsenali nuk arriti të përfitonte nga humbja e Liverpoolit përballë Crystal Palace, duke pësuar të njëjtin fat përballë Aston Villës. Gunners u mposhtën 0-2 në Emirates dhe tani ndodhën dy pikë larg Manchester Cityt kryesues.

Disfata është përjetuar keq nga tifozët e skuadrës londineze, por Declan Rice nuk e bën dramë dhe beson ende te fitimi i titullit kampion.

Trofe që Arsenalit i mungon që nga viti 2004. Me skuadrën e mrekullueshme të Arsene Wenger që e mbyllte sezonin pa asnjë humbje.

Asgjë nuk ka përfunduar. Jemi ende në pozita të jashtëzakonshme. Jemi gati për të luftuar dhe plotësisht të përqendruar në atë që duam të bëjmë dhe arrijmë.

Do të ketë të tjera befasi dhe rezultate surprizuese, në Premier League mund të ndodhë gjithçka”, u shpreh “luftëtari” i skuadrës së Mikel Artetës.

Gjashtë javë kanë mbetur për t’u luajtur deri në fundin e sezonit në kampionatin më të bukur në botë.

Kampionët në fuqi të Manchester Cityt, kryesojnë me 73 pikë. Arsenali dhe Liverpooli ndjekin me nga 71.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close