LPFMV, sot luhen ndeshjet e xhiros së 17-të

E diela sjell ndeshjet e xhiros së 17-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ndeshje interesante pritet të luhet në Shkup, aty ku Makedonija Gjorçe Petrovi i Muharem Bajramit pret Shkëndijën e Tetovës. Të dyja skuadrat kanë pasur oscilacione të shumta, pasi në 3 ndeshjet e fundit kanë regjistruar nga 1 fitore 1 barazim dhe 1 humbje. Nxitje pritet edhe në takimin Struga – Akademia Pandevin, me liderin e renditjes që duket favorit për të fituar këtë përballje. Në ndeshjet tjera kampioni në fuqi Shkupi përballet me Bregallnicën, Tikveshi takohet me Sileksin, ndërsa Pobeda do t’i masë forcat me Skopjen. Të gjitha takimet e xhiros së 17-të në elitën e futbollit vendor nisin nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close