Lojtari i Barçës realizon një super gol dhe feston si CR7 (VIDEO)

Një gol shumë i bukur me roveshiatë, më pas festimi “alla Cristiano Ronaldo” me gjeste dhe, ndoshta, edhe ‘Siuuu’. Agjë e keqe, por të mos ishte për faktin se goli dhe festimi është bërë nga Fermin Lopez, lojtar i ri i cantera-s së Barcelona-s. Një festim që mund të ketë krijuar disa probleme duke parë se kanë qenë të shumtë ata që e kanë parë festimin e golit dhe kanë kritikuar Barcelona-n për faktin se e ka censuruar festën e të riut. Në rrjetet sociale, në fakt, është e mundur të shihet filmimi origjinal i golit të Fermin Lopez, i cili ka shënuar me roveshiatë në fitoren e skuadrës së tij kundër Cornella-s, por edhe i festimit si Cristiano Ronaldo. Një gjest që nuk është pëlqyer nga tifozët e pranishëm dhe as nga klubi katalanas që në Instgram e ka prerë momentin e festimit të futbollistit të ri. Kanë qenë të shumtë ata që e kanë vënë re këtë “censurë”, me shumë mundësi me dashje, dhe kanë kërkuar shpjegime, por pa marrë përgjigje nga klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close