Bundesliga gjermane do të rikthehet në aksion më 16 maj, për të vazhduar aty ku është ndërprerë sezoni shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Liverpool Echo raporton se liderët e Premeirligës, do t’i jenë sytë kah ylli i Kosovës Milot Rashica, i cili pëlqehet nga trajneri Jurgen Klopp.
23 vjeçari nga Kosova, është përfolur prej kohësh për një kalim te Liverpool, edhe pse ‘The Reds’ nuk janë të vetmit që kanë kërkuar shërbimet e tij.
Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Southampton, gjithashtu janë interesuara për djaloshin nga Vushtrria.
Përndryshe Rashica ka pranuar edhe vetë se dëshiron të sfidojë veten në nivele më të larta, duke lënë të hapur mundësinë për transferim te skuadrat që luajnë në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/

