Lirim Qamili shënon tjetër gol në Danimarkë dhe zgjidhet më i miri i ndeshjes (VIDEO) 

Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Lirim Qamili është në formë tejet të mirë për momentin. Qamili ka gjetur edhe njëherë tjetër rrjetën në kampionatin e Danimarkës me fanellën e skuadrës së Sonderjyskes. 

Sulmuesi nga vendi jonë ka shënuar gol në barazimin e skuadrës së tij 2:2 kundër Viborg të luajtur në kuadër të xhiros së shtatë të kampionatit danez. 

Qamili gjeti rrjetën në minutën e 34-t të sfidës, duke zhbllokuar shifrat e takimit dhe duke çuar skuadrën e tij në epërsi 0:1. Dy minuta më vonë Ingason shënoi një tjetër gol dhe Sonderjyeske shkoi në avantazh 0:2, mirëpo skuadra e shqiptarit nuk arriti ta mbaj këtë epërsi deri në fund, me çka mysafirët barazuan shifrat në 2:2 dhe takimi u mbyll pa fitues. 

VIDEO – SHIKO GOLIN E LIRIM QAMILIT

Për Lirim Qamilin ky është goli i dytë që shënon me skuadrën e tij të re, teksa në fund u zgjedh edhe futbollisti më i mirë i ndeshjes. 

Kujtojmë se pjesë e Sonderjyskes është edhe shqiptari tjetër po ashtu nga Maqedonia, Sefer Emini. Ky i fundit gjithashtu ishte pjesë e kësaj ndeshje dhe luajti nga fillimi deri në fund. /Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close