Ligue 1 i përgjigjet menjëherë Kristiano Ronaldos për “provokimin”

Kristiano Ronaldo së fundmi ka bërë një deklaratë në të cilën edhe një herë ka thënë se Liga e Futbollit në Arabinë Saudite, ku tani luan për Al Nasr, është më e mirë se Liga 1 e Francës.

Sigurisht që është më mirë dhe këtë nuk e them vetëm sepse luaj atje. Nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët, unë mund t’u them vetëm njerëzve të vijnë të provojnë veten këtu, pastaj t’i lënë të thonë gjërat. Këtu bëhen sprinte të tmerrshme në 38, 39 apo 40 gradë, djersa rrjedh gjatë gjithë kohës…”, tha portugezi nga Dubai, ku këtë javë u dhanë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit në “Globe Soccer Awards”.

Liga 1 vendosi t’i përgjigjet me një foto të Lionel Mesit dhe trofeut të fituar nga argjentinasi në Botërorin e Katarit.

Kur Leo Messi luan në 38 gradë”, shkruante mesazhi sipër fotos.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close