Ligue 1 diskriminon Ben Yedder, Mbappe fiton Këpucën e Artë në Francë – numri i golave i barabartë me Yedder

Ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, është shpallur golashënuesi më i mirë në kampionatin e Ligue 1, për sezonin 2019/20, transmeton lajmi.net.

Sezoni u anulua dhe Mbappe e Wissam Ben Yedder kishin numrin e golave të barabartë, me nga 18 të shënuara.

Përkundër se numri ishte i barabartë, Mbappe do të njihet si shënuesi më i mirë i sezonit, pasi golat e tij erdhën të gjitha nga loja e hapur, kurse Yedder ka shënuar tri gola nga pika e bardhë e penalltisë.

Vendimi i Ligue 1 për Këpucën e Artë ka hasur në disa kritika. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close