Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Spanjë, skuadra e Man. Junajted do të luajë sot në “Old Trafford” ndaj Real Sosietadit. Një ndeshje ku “Djajtë e Kuq” synojnë një rezultat pozitiv për të vijuar rrugëtimin e tyre në Europë.

Për trajnerin Ruben Amorim kjo ndeshje dhe ky turne është shumë i rëndësishëm, një shtysë për djemtë e tij.
“Në këtë kontekst, kjo ndeshje është e rëndësishme, do të na japë më shumë energji për ta përfunduar sezonin në një mënyrë tjetër. Kjo e sotmja do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne. Ne kemi një plan të qartë për të adresuar sezonin e ardhshëm. Ne jemi në Ligën Europa dhe mund të arrijmë përmes tij në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Ruben Amorim.
“Tani për tani jemi ende larg këtij momenti, por ky objektiv mund të ndryshojë përgatitjen për sezonin e ardhshëm. Ne e dimë se çfarë të bëjmë edhe pse jemi në një moment të vështirë. E rëndësishme të kemi një plan”, tha trajneri portugez.
Në këtë ndeshje, te Man. Junajtedi do të mungojnë disa lojtarë, si Mejson Maunt, që vetëm dje ka rinisur stërvitjen me grupin. Po ashtu do të mungojnë edhe Leni Joro e Hari Maguajer.

