Liga e Parë: Shkëndija ndaj Bregallnicës, Shkupi përballet me Makedonija Gj.P

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut sot pasdite sjell katër ndeshjet e xhiros së katërt të sezonit të ri. Shkupi përballet në kryeqytet me Makedonija Gjorçe Petrovin, Shkëndija në Tetovë pret Bregallnicën e Shtipit, përderisa Gostivari në shtëpi do të takohet me Rabotniçkin. Ndeshje tjetër në progam të ditës së sotme është edhe ajo ndërmjet Vardarit dhe Sileksit. Të gjitha këto ndeshje nisin nga ora 16:30. Ndërkohë ndeshje në kuadër të xhiros së katërt do të ketë edhe të enjten kur Brera përballet me Tikveshin, përderisa Struga Trim Lum ndeshjen e kësaj xhiroje me Voska Sport do ta luaj me 27 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close