Liga e Dytë, fitojnë Besa dhe Pelisteri

Kryesuesit e renditjes në Ligën e Dytë, Besa dhe Pelisteri kanë shënuar fitore në kuadër të xhiros së 23-të. Besa mundi 1:0 Vardar Negotinë në transfertë, ndërsa me të njëjtin rezultat Pelisteri mposhti Skopjen.

Në ndeshjet tjera Detonit Pllaçkovica barazoi 1:1 me Pobedën, Arsimi i Çegranit barazoi pa gola me Ohrin, Teteksi mundi 4:1 Karaormanin, ndërsa Bellasica fitoi 3:1 Novacin, ndërsa Bashkimi u mposht 1:0 nga Kozhufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close