Liga e Dytë – Detoniti fiton Bashkimin, Arsimi mposhtet nga Mak. GJP

Xhiroja e 14-të në Ligën e Dytë nuk ka rezultuat e mbarë për ekipet shqiptare Bashkimi e Kumanovës dhe Arsimin e Çegranit.

Bashkimi u mposht nga Detonit Pllaçkovica me rezultatin 3:1, ndërsa në anën tjetër Arsimi i Çegranit u mund nga Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultatin minimal 1:0.

Ndërkaq, Bregallnica ka mundur 2:0 Ohrin në një përballje ku vendasit nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren. Në ndeshjet tjera Skopje mundi 2:0 Novacin, Bellasica triumfoi 1:0 ndaj Borecit, ndërsa Osogova u mposht nga Sasha Kamenica me shifrat 3:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close