Katër gjigantë evropian duan Donnarumman pas problemeve me PSG-në rreth kontratës së re

Gianluigi Donnarumma po lufton për një vend titullari në Paris Saint-Germain dhe bisedimet për kontratën e re nuk po përparojnë mirë, kështu që, Interi, Bayern Munichu, Manchester City dhe Liverpooli po monitorojnë nga afër kapitenin e Italisë.

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, disa klube të mëdha evropiane po monitorojnë italianin Gigio Donnarumma.

Ish-ylli i Milanit u ul në stol në ndeshjen e PSG-së në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut këtë javë dhe situata e tij veç po përkeqësohet.

Luis Enrique sugjeroi pas humbjes 1-0 që zëvendësuesi i italianit, Matvey Safonov, të ketë aftësi më të mira shpërndarëse edhe pse një gabim i portierit rus i kushtoi me humbje PSG-së.

Mbetet për t’u parë nëse Donnarumma do të rikthehet te PSG në ndeshjen e sotme në Ligue 1 kundër Nantes, por tani që statusi i tij titullar është vënë në dyshim, e ardhmja e tij në klub gjithashtu duket e pasigurt.

Kontrata e Donnarumma skadon në qershor 2026, por sipas Gazzetta dello Sport, negociatat mes dy palëve tani janë pezull.

Agjenti i Donnarummas, Enzo Raiola, njoftoi negociatat me PSG-në në shtator , por që atëherë nuk ka pasur përditësime.

Sipas raportit, Interi, Liverpooli, Manchester City dhe Bayern Munichu janë të gjithë të interesuar për Donnarumman, i cili ka mbajtur dy porta të paprekura në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close