Lewandowski mbush boshllëkun e lënë nga Messi dhe Ronaldo!

Me largimin nga Europa të dy prej yjeve më të mëdhej të futbollit në dy dekadat e fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, tashmë janë të pakët ata që mund të dalin mbi të tjerët me diferenca siç bën ata në aktivitetin më të madh të klubeve si Champions League.

Megjithatë, aktualisht sulmuesi polak është golashënuesi më i mirë në Champions League në mesin e atyre që do të marrin pjesë në këtë edicion të kompeticionit. Me golin e mbrëmjes së sotme, ai tashmë ka 92 gola, që e vendos vetëm pas Messit (129) dhe Cristiano (141) në renditjen e golashënuesve më të mirë të turneut. 

Përveç kësaj, ai ka shënuar 61 gola në 61 ndeshjet e tij të fundit në Champions League dhe 100 gola në të gjitha garat evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close