Një buzëqeshje u ka shpëtuar tifozëve argjentinas kur panë imazhin e fundit të postuar nga Leo Messi në llogarinë e tij në Instagram.

Argjentinasi publikoi një video dhe një fotografi me një kopje të fanelës së dytë që Maradona përdori në vitin 1994, gjatë Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara.
Dhe është e dyta me të cilën ai pozon, sepse është ajo ka një kuptim shumë të veçantë për Maradonën. Në një ndeshje kundër Greqisë, i veshur me atë fanelë, legjenda argjentinase shënoi golin e tij të fundit në një Botëror.

