Legjenda italiane: Anuloni gjithçka dhe shpëtoni futbollin

Koronavirusi është përhapur shumë në Itali, duke marrë më shumë se 6800 jetë.

“Është koha për të mbyllur gjithçka dhe për të anuluar sezonin”, ka deklaruar Di Livio, gjatë një interviste për Tuttosport, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se do të ishte e drejt vetëm të anulohet sezoni dhe të fillojë sërish në korrik ose në gusht”.

“Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar futbollin italian”, ka përfunduar 53 vjeçari italian.

Tutje, ish lojtari i Juventus, Fiorentina, Padova dhe Perugia u ka bërë thirrje autoriteteve italiane të shpërblejnë mjekët dhe infermierët./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close