Protokolli mjekësor për Serie A është konfirmuar sot dhe skuadrat nga 18 maji mund të fillojnë stërvitjet grupore, me sezonin që pritet të vazhdojë nga 13 qershori.

“Vendosja e tërë skuadrës dhe stafit në karantinë nëse një person teston pozitiv është më të vërtetë qesharake, sipas mendimit tim”, ka deklaruar Pulcini, përcjell lajmi.net.
“Komiteti shkencor nuk donte të dëgjonte pikëpamjet e atyre që punojnë në mjekësinë e futbollit, të cilët merren me atë që ndodh në fushë dhe jo vetëm ulen pas një tryeze”.
“Nëse kemi një rast pozitiv, e vë në izolim, pastaj do të testojmë të tjerët. Nëse ata janë të shëndetshëm dhe janë negativë, pse duhet t’i trajtoj sikurse janë të sëmurë? Jemi çmendur? A e dinë këta njerëz se çfarë bën në të vërtetë një mjek futbolli”./Lajmi.net/

