Lajme të mira për Pochettinon, Ramos në fazën e fundit të rikuperimit

Sergio Ramos gjatë verës u transferua te Paris Saint-Germain si futbollistë i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Real Madridin, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, aventura e spanjollit te Parisienët nisi shumë keq pasi ai u dëmtua në ndeshjet para-sezonale dhe ende nuk ka debutuar me klubin në ndeshje zyrtare.

Pritjes duket se po i vie fundit, pasi Ramos është në fazën e fundit të rikuperimi.

PSG përmes një njoftimi të lëshuar kanë bërë të ditur se mbrojtësi do të rikthehet në stërvitje javën tjetër me pjesën tjetër të skuadrës.

Ramos pritet që të debutojë me PSG-në pas ndeshjeve të kombëtareve, më 20 nëntor kundër Nantes. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close