Lajm i hidhur dhe një i mirë për Barcelonën para sfidës me Interin

Barcelona do të luaj ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të martën mbrëma. Katalunasit do të përballen me Interin në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve në “Xhusepe Meazza”.

Ndeshja e parë në Barcelonë përfundoi baras 3-3 dhe dy skuadrat synojnë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.  Trajneri Hansi Flik ka marrë një lajm të hidhur për këtë ndeshje, pasi mbrojtësi Alehandro Balde nuk ia ka dalë të jetë gati për të luajtur.

Por përveç lajmit të hidhur në skuadrën e Barcelonës ka arritur një lajm i mirë. Robert Levandovski ka shtrënguar dhëmbët dhe është i disponueshëm për ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close