Kush janë kundërshtaret e mundshme të KH Çair, në 1/8 e finales të Kupës EHF?

Skuadra e hendbolit për femra “Çair”,  e cila është e vetmja skuadër nga Maqedonia në garat evropiane, të martën do të jetë pjesë e shortit për fazën e 1/8-të në Kupën EHF. Skuadra e Çairit do të jetë pjesë e vazos së parë për shkak të rejtingut të lartë, para fillimit të sezonit, ndërsa rivalët e mundshëm do të dihen pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së tretë. Do të ishte mirë që në short, KH Çair të shmang skuadrën spanjolle “Porinjo”, si dhe dy skuadrat islandeze, kryesisht për shkak të udhëtimeve të gjata.

KH Çairi do të kishte një shans të mirë për sukses edhe më të madh, nëse do të kishte përball një nga skuadrat greke (Jonias ose Paok), ndërsa nuk do të kishte asgjë kundër nëse luan kundër Hazena Kizhvart nga Çekia.

Ndërkohë skuadra polake e Gnjiezno dhe ajo çeke e Sllavia Pragës do të vendosin në ekipet jo aq atraktive dhe ndoshta mesatare në listën e dëshirave për 1/8 e finales.

Kujtojmë se KH Çair, mundi në raundin e tretë ekipin portugez Kolexhio De Gaia (dy fitore), ndërsa në raundin e dytë ishte më i mirë se Kerzhengu nga Luksemburgu (poashtu me dy fitore). Hedhja e shortit do të jetë gjatë ditës së martë, në Vjenë, në orën 11.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close