Shkëndija dhe Pobeda do të përballen në Tetovë në kuadër të xhiros së 25-të në elitē.

Ljupço Doriev pritet të jetë përforcim i madh për Shkëndijën në vazhdim të kampionatit, pasi sulmuesi anësorë ka lënë pas dëmtimin dhe është rikuperuar plotësisht. Nuk dihet nëse trajneri Osmani do ta aktivizojë prej fillimi apo do presë shans nga bankina, mirëpo lajmi i mirë është se Doriev do të jetë në kombinim. E njejta vlen edhe për Bashkim Velijan dhe Dashmir Elezin të cilët kanë ushtruar me intensitet të plotë ditët e fundit dhe futen në kombinim për lojë.
Megjithë kthimin e rëndësishëm, Shkëndija në këtë duel do të ketë mungesa të konsiderueshme. Metodi Maksimov i lënduar kundër Skopjes nuk është rikuperuar dhe vazhdon me stërvitet individualisht duke ngelur jashta kombinimit për këtë duel, njejtë si i riu Lorik Jakupi që ka zgjatur kofshën e këmbës.
Klisman Cake dhe Mevlan Murati humbin këtë duel shkaku i pezullimit me 5 kartona të verdhë.

