Kroati nuk lëviz nga Madridi, kontratë njëvjeçare për Modriçin

Luka Modriç këtë vereë do të festojë datëlindjen e 40-të, por pavarësisht këtij fakti, kroati vazhdon që të luajë në një nivel të jashtëzakonshëm, pasi ka dhënë një kontribut të madh në kohën e kufizuar të lojës në Real Madrid.

Klubi ende e konsideron kroatin të dobishëm në fushë dhe të paçmuar në dhomën e zhveshjes, kështu që kontrata e tij do të zgjatet, raportojnë mediat spanjolle.

Real Madridi qëndron pas praktikës së mosdhënies së kontratave shumëvjeçare për lojtarët më të vjetër, por vendosja për dobinë e tyre në fund të sezonit. Kështu që Modriç, verën e kaluar mori një kontratë të re njëvjeçare, gjë që do të jetë edhe këtë verë.

Një kontratë e re do të nënkuptojë sezonin e 14-të të Modriçit në klubin e famshëm spanjoll me të cilin ai fitoi gjithçka që kishte për të fituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close